Ekspertja e raporteve në çift Grace Hazel, ka ndarë disa këshilla për ato çifte të cilat tani kalojnë nëpër kohë të vështira
Ajo ka thënë që komunikimi duhet të bëhet me shprehje të sinqerta të mendimeve dhe ndjenjave, por që duhet edhe të dëgjojnë edhe nevojat e partnerit, madje edhe nëse neve ajo që flet na tingëllon si sulm apo kritikë.
Kur ndiejnë që po afrohet grindja apo zënka, thotë Hazel, çiftet duhet të provojnë ushtrimin e komunikimit pesëminutësh:
“Nëse vërtet dëshironi diç të zgjidhni, vendosni kohën që të dy të keni rreth pesë minuta për të shprehur atë që ju mundon”, shpjegon ajo dhe shton që partnerin gjatë asaj kohe nuk do duhej ta ndërpritnit, madje as me “rrotullime të syve”, për të cilën gjë e pranon ajo edhe vetë është e prirë ta bëjë.
“Kur të përfundojë partneri, personi i cili ka dëgjuar do të duhet të thotë që ka dëgjuar çfarë tha dhe para se vërtet të mendojë për fjalët e tij/saj”, thotë Hazel.
Pas kësaj dëgjues bëhet ai i cili deri atëherë ka folur dhe kështu mund të bisedoni gjithnjë derisa të dy të bindeni që ai tjetri ju ka dëgjuar dhe kuptuar.
“Rregulla prej pesë minutave është gjëja më e rëndësishme të cilën e kam mësuar dhe kam filluar ta aplikoj me partnerin”, thotë seksologjia.