Për 24 orë kanë vdekur dy persona nga koronavirusi nga Komuna e Vushtrrisë.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili tha se gruaja e cila ka vdekur mbrëmë ishte nënë e dëshmorit ndërsa, sot ka ndërruar jetë një 60-vjeçar.
“2 bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid 19. Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60-vjeçar. Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta. Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tahiri shtoi se që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku, sa i përket humbjes së jetës së njerëzve.
“Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë”, tha Tahiri.