Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero tregon se përse kemi një bilanc të rritur viktimash ne ditët e fundit.
Ai bën thirrje qe te vendoset maska dhe te respektohet distancimi, pasi kështu sipas tij do te bjerë numri i infektimeve te reja.
Duke folur për Top Channel, Pipero tregon se numri i personave që humbasin jetën nga covid19 ka ardhur në rritje për shkak se është shtuar numri i personave të shtruar në spital.