Një studim i ri arriti në përfundimin se të moshuarit, të cilët janë përdorues të përditshëm të internetit, kanë më shumë shanse që të izolohen nga shoqëria.
Studimi është kryer në Angli dhe rezultoi se 19% e të anketuarve shfaqën nivele të larta vetmie dhe 33% u klasifikuan si të izoluar nga shoqëria.
Studiuesit u shprehën se ata të moshuar që kalonin shumë pak kohë në internet, një herë në javë ose një herë në muaj kishin më pak shanse të izoloheshin nga pjesa tjetër e familjes ose shoqërisë.
Aktivitetet e ndryshme në internet, kërkimi i informacioneve të ndryshme, dërgimi i postës elektronike dhe blerjet ishin disa nga aktivitetet më të zakonshme në internet, kryesisht nga një smartphone, pasi laptopët përdoren shumë më rrallë.