Interi vendos për të ardhmen e Nainggolan

0
Gjigandi

Radja Nainggolan dhe Mauro Icardi ishin dy lojtarët e skarcuar nga Interi në fillim të verës së kaluar dhe belgu u transferua te Cagliari, ndërsa ish kapiteni te Paris Saint Germain, të dy me formulën e huazimit.

Por nëse argjentinasi nuk do të rikthehet më te Interi dhe po negociohet për shitjen përfundimtare të tij te kampionët francezë, nuk është e njëjta situatë me Nainggolan, për të cilin Cagliari nuk mund të paguajë për ta blerë.

Paga e lartë e belgut dhe çmimi prej 18-20 milionë eurosh i kartonit të tij, kanë bërë që sardët të tërhiqen, ndërsa Antonio Conte duket se ka marrë përsipër ta bëjë pjesë të projektit të tij mesfushorin.

Pikërisht për këtë arsye, me përfundimin e sezonit Nainggolan do të rikthehen në Milano dhe do të nisë përgatitjet nën urdhrat e Contes, që do të provojë të përshtatë belgun në fushë për të bërë të njëjtat detyra që dikur në skemat e tij i bënte Vidal.

Nainggolan shquhet për grintën e madhe që shfaq në fushë, ndërsa përveç të tjerash, është një lojtar që ka goditje “të hidhur” nga distanca dhe jo rrallë ka gjetur rrugën e rrjetës, ndaj Conte beson se belgu mund të jetë ende i vlefshëm për Interin.

RonaTyra

Edhe vetë mesfushori belg është gati të rinisë një tjetër aventurë me fanellën e Interit, pasi vazhdimisht ka deklaruar se meriton një tjetër shans te zikaltrit, për të treguar se çfarë di të bëjë në fushën e lojës.

Ndonëse merkato nuk është hapur ende, në Itali tashmë janë të bindur që Nainggolan do të vijojë karrierën te Interi dhe shansi i vetëm që ai të mund të largohet, është nëse vjen ndonjë ofertë e majme apo nëse mund të shkëmbehet me ndonjë lojtar të rëndësishëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu