Cavani në vend të Lautaros?

0
Gjigandi

Interi është në kërkim të një sulmuesi, i cili mund ta zëvendësojë Lautaro Martinezin, që mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës që vjen

Interi është vënë në kërkim të një sulmuesi.

“Nerazzurri” janë të vetëdijshëm se mund të mbesin pa Lautaro Martinezin, i cili mund të transferohet në Barcelonë.

Dhe, Zikaltrit ja kanë mësyrë sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

Futbollisti uruguaian do të jetë lojtar i lirë që nga muaji qershor dhe Interi mund ta marrë atë pa dëmshpërblim.

RonaTyra

Cavani ka përvojë në futbollin italian, ku kishte luajtur me Palermon dhe Napolin.

Ndërkohë, Interi e pëlqen edhe Dries Mertensin e Napolit, i cili po ashtu do të jetë lojtar i lirë.

Gjiganti italian e pëlqen edhe Moussa Dembelen e Lyonit, i cili megjithatë kushton shtrenjtë.

Edhe Edin Dzeko i Romës është objektiv i moçëm i Interit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu