Pasardhësja e Skënderbeut nuk dinte për rrënjët

0
Gjigandi

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeu, Sophie Castriota, tregoi mbi krenarinë e të qenit një ndër trashëgimtaret e vetme të tij.

Sipas saj, ky informacioni jo vetëm ishte i panjohur për të, por njëkohësisht nuk ishte e vetëdijshme për vlerën dhe rëndësinë.

“Në atë kohë, teksa ishim duke kërkuar për pemën tonë familjare, nga këndveshtrimi im mendoj se vërtet nuk e kuptonim se çfarë do të thoshte. Teksa koha kalon jam duke mësuar më tepër mbi kulturën dhe Skënderbeun dhe çfarë njeriu i madh ishte ai, çfarë trashëgimie të madhe ka lenë pas. Jam vërtet shumë krenare.”

Sophie në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”, nuk ngurroi të tregonte dhe për vështirësitë e hasur për shkak të humbjes së dëgjimit në veshin e saj të djathtë. Kjo erdhi papritur në jetën e saj, dhe e konsideron si sfidën më të madhe të karrierës muzikore.

RonaTyra

“Ishte shumë e papritur, dhe të jem e sinqertë nuk mendova se do mundesha të vazhdoja karrierën time muzikore, duke kënduar apo duke luajtur në violinë. Jam rritur si person, spiritualisht. Nuk është vetëm aspekti fizik i të qenit shurdh, por dhe ato çka vijnë nga pas. Depresioni, ankthi, pranimi i njerëzve, ka pasur njerëz që nuk më kanë besuar. Kanë qeshur me mua, ose nuk e kanë marrë seriozisht. Në këtë pozicion që jam, mund të them se kam kaluar shumë dhe ekziston një rrugë që unë duhet të ndjek për shpirtin tim.”

E pyetur mbi pjesën tjetër të familjes Castriota, dhe kontakte e Sophies me ta, këngëtarja u shpreh:

“Nuk jam shumë e sigurt se kush janë ata. Por për shembull, kushëriri im Alessandro Castriota dhe familja e tij janë në Itali, dhe mbaj kontakte me ta. Ai është një njeri shumë i mirë. Po përpiqet të bëj mirë për familjen. Mendoj se është shumë e rëndësishme për ne që të lidhemi me njëri tjetrin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu