Ai është një nga të famshmit e parë që kontraktoi koronavirusin dhe më pas u shërua.
Tom Hanks u pa me fytyrë të mbuluar ma shall në Los Angeles, të mërkurën, shkruan DailyMail.
Fituesi i “Oscar”, kishte veshur një bluzë të gjelbër, ndërsa edhe masat mbrojtëse i kishte kombinuar me të, teksa po drejtohej për në makinë.
Ylli i “Catch Me If You Can” gjithashtu kishte veshur pantallona dhe një palë këpucë.
Shëtitja vjen vetëm disa javë pasi Hanks zbuloi se ai po dhuron plazmën që përmban antitrupa COVID-19 për të ndihmuar studiuesit të zhvillojnë një vaksinë për virusin.
Hanks ishte i pari i famshëm që konfirmoi publikisht në mars që ai ishte testuar pozitiv për COVID-19.
Ai dhe gruaja Rita Wilson, gjithashtu pozitive me COVID-19, u shtruan në spital në Australi, ku u mjekuan për koronavirus dhe u shëruan përfundimisht.
Të mërkurën u konfirmua lajmi se filmi i ri i aktorit do të anashkalonte teatrot, duke zgjedhur që të debutojë online.