Pas ndarjes së bujshme nga modelja 21-vjeçare, Sofia Richie, të gjithë kanë qenë mjaft kureshtarë rreth raportit të Scott Disick me Kourtney Kardashian. Burime pranë dyshes kanë treguar së fundmi se Scott dhe Kourtney janë gjatë gjithë kohës duke flirtuar me njëri-tjetrin, madje kanë shijuar dhe udhëtimin në Utah për ditëlindjen e Disick.
“Kourtney dhe Scott u kënaqën shumë me fëmijët në Utah, madje ata duan që të udhëtojnë më shpesh familjarisht. Scott është shumë i lumtur që arrin të kuptohet mirë me Kourtney dhe ndonëse për të gjithë është shumë e çuditshme, për ata është normale të sillen si shokë të ngushtë”, ka rrëfyer burimi pranë dyshes për ‘Cosmopolitan’.
Pas gjithë lajmeve, ndjekësit e familjes Kardashian-Jenner janë shumë kureshtarë nëse Scott dhe Kourtney do të rikthehen sërish bashkë.