Pas një periudhe tërheqje për shkak të lindjes së djalit të saj, këngëtarja Miriam Cani, po përgatit projektin e radhës.
Ajo ka publikuar një fotografi në studio me kompozitorin Elgit Doda, duke zbuluar kështu se po përgatit një këngë të re.
“E lumtur, e lumtur, e lumtur”, shkruan Miriami, e cila duket se pret me padurim rikthimin me këngë të re.
Insta
Kujtojmë se në muajin janar, Miriami solli në jetë djalin me emrin Duam, pas vajzës Ameli, çka bëri që të shkëputet përkohësisht nga jeta artistike.