Pas dy muajsh, bëhen sërish bashkë çifti i njohur

0
Gjigandi

Scott Disick, 36 vjeç dhe Sofia Richie, 21 vjeç janë ndër çiftet më të përfolura të showbizit, sidomos për shkak të diferencës në moshë.

Çifti konfirmuan ndarjen në muajin maj.

Ishte Sofia, vajza e Lionel Richie-t, ajo që kërkoi ndarjen për shkak se Scott kohët e fundit ka patur probleme me gjendjen emocionale dhe madje ishte shtruar në qendër rehabilitimi.

Pavarësisht ndarjes, dyshja vazhduan të komunikonin me njëri-tjetrin dhe sot mediat e huaja raportojnë se ata janë rikthyer së bashku.

Çifti është fotografuar në plazhin e Malibusë dhe burime pranë tyre thanë se ata dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu