Luana Vjollca është parë me sigurim në protestat e mbajtura ditë më parë në Tiranë.
Luana Vjollca javën e kaluar ka denoncuar një rast përndjekjeje në polici, moderatorja ka marrë me seriozitet çështjen dhe ka angazhuar edhe truprojë.
Moderatorja ishte një nga personazhet e shumtë publikë që dolën në shesh më katër qershor dhe nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, protestuan kundër abuzimit të fëmijëve të mitur.
Dhe ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte sigurimi i angazhuar nga ajo për mbrojtje të afërt.