Paralajmërime të reja për zjarret në Australi

0
90
Gjigandi

Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha në dy shtete, Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim, pavarësisht pse intensiteti i kushteve “katastrofike” është duke u ulur.

Rreth 150 zjarre janë ende aktive në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland. Më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar apo dëmtuar në Uellsin e Ri Jugor, mirëpo askush nuk ka humbur jetën, kanë thënë zyrtarët.

Lexo edhe:  “Në 5 muaj Shqipëria eksportoi 1200 ton prodhime deti drejt BE”, Rama publikon videon

Të mërkurën, zjarret kanë nxitur gjendje të re emergjente. “Këto kushte janë edhe më shqetësuese për ne”, ka thënë kryetarja e Kuinsllandit, Annastacia Palaszczuk.

Qeveria e Australisë shumë shpesh ka anashkaluar pyetjet nëse ndryshimet klimatike u kanë kontribuuar zjarreve. Mirëpo, shkencëtarët dhe ekspertët kanë paralajmëruar se sezona e zjarreve është zgjatur për shkak të ndryshimeve klimatik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu