Tom Hanks dhe Rita Wilson festojnë përvjetorin.
Tom Hanks dhe Rita Wilson muajt e fundit kanë qenë shumë të komentuar në shtyp.
Dyshja ishin infektuar me koronavirus gjatë qëndrimit në Australi, ku kishin udhëtuar për xhirime, ndërsa pas disa javësh e mposhtën virusin.
Sot, çifti festojnë përvjetorin e 32-të të martesës, e me këtë rast, partnerja e uroi përmes një imazhi aktorin Hanks.
“32 vjet me këtë njeri! @tomhanks Urime përvjetorin i dashuri im. Le të bëhen edhe 32 të tjerë e më shumë!”, janë fjalët e Ritës.