Opozita braktis Kuvendin pas ftesës së Murrizit: Hajde shkojmë në referendum, keni hapur ankandin! Harrojini 84 vota për të mbajtur këtë kod zgjedhor

0
Gjigandi

Deputeti Myslym Murrizi duke replikuar me deputetin Taulant Balla, lidhur me kërkesën e bërë për të hapur listat, është shprehur se mazhoranca nuk do t’i ketë kurrë votat e opozitës në Parlament për të mbajtur kodin e vjetër zgjedhor.

Sipas tij mazhoranca po kërkon që të mbajë mirë edhe me opozitën jashtë Kuvendit dhe me atë në Kuvend.

“Dëgjova me vëmendje. Sikletin që keni dhe pse doni të qëndroni edhe me ata edhe me ne edhe me ca të tjerë. Ky halli juaj ia jep zgjidhje perfekte kënga mirë me vjehrrin mirë me burrin. Por ne se kemi këtë hall. Ju e doni mirë edhe me burrin edhe me vjehrrin. Por ne kemi bërë një kërkesë që të aprovojmë nenin me hile të 2008. Keni vetëm një mundësi për ta votuar. Hajde shkojmë në Referendum. Një marrëveshje e bërë nuk mund të jetë që të detyrojë deputetët.  Të paktën të opozitës. Ne kemi kërkuar lista të hapura kombëtare dhe votim 100% të rekomandimeve të OSBE/ ODHIR. Kemi kërkuar që votat për herë të parë të numërohen jo nga militantë. Nëse ju keni hapur ankand dhe nëse u jepni fjalën atyre jashtë kësaj salle. Se do ti bëni 84 vota, harrojeni. U kanë dhënë 74 mandate, një e bërë klerink dhe u bëtë kaq. Me trasta dhe me joshje, që kjo sallë i ka provuar. Ju nuk i bëni ato vota për të votuar një Pazar pis, që është lënia në fuqi e këtij kodi zgjedhor të 2008. Ju nuk i privonin dot shqiptarët. Dy gjellë të pista. Të hapim listat nëse doni konsensusin tonë. Nuk do ketë komisionerë militantë. Ngrejë ofertën dhe merri 84 deputetë. Ftoj deputetët dhe të dalin nga kjo sallë. Opozita braktis kuvendin.” tha Murrizi.

Më herët, Kreu i grupit të PS, Balla foli në Kuvend për reformën zgjedhore, ku tha se PS është e gatshme të diskutojë ndryshimet kushtetuese. Balla, tha në Kuvend se politika duhet të arrijnë marrëveshje trepalëshe për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që të organizohen zgjedhje korrekte. Sipas tij  mazhoranca është e gatshme të ulet me opozitën parlamentare dhe të diskutojë për hapjen e listave, duke shtuar se edhe kjo e fundit duhet të japë konsensusin e saj për Kodin Zgjedhor . Nga ana tjëtër Balla , opozitës jashtëparlamentare, i kërkoi respekt për deputetët opozitarë në Parlament, pasi edhe vota e tyre është e rëndësishme për Kodin Zgjedhor.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu