Operacion ndërkombëtar, arrestohen 37 persona në Shqipëri e Itali, konfiskohen mbi 40 milionë euro drogë

0
Gjigandi

DIA e Barit dhe autoritetet shqiptare janë duke kryer 37 arrestime të personave të cilët janë përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge dhe rrëmbime prej 4 milionë eurosh, midis Italisë dhe Shqipërisë.

Në operacion janë përfshirë edhe Crimepol, Zyra Ndërlidhëse e Ndër-Forcave të Tiranës dhe Policisë Shqiptare, si dhe bashkëpunimi në Itali, të Karabinierëve, Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe DIA të Foggia, Leçe, Bologna, Romë, Napoli dhe Catanzaro.

Gjatë hetimit, u kapën përafërsisht tre ton e gjysmë drogë: marihuanë, kokainë dhe hashash me një vlerë mbi 40 milionë euro dhe që korrespondon me rreth 7 milionë doza.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu