Nuk solidarizohet me “Black Lives Matter”, fansat “kryqëzojnë” aktoren

0
Gjigandi

Aktorja e famshme Emma Watson në sytë e fansave të saj nuk po bën mjaftueshëm në solidarizimin e marshimit “Black Lives Matter” si në jetën reale ashtu edhe në Instagram.

Ajo u bashkua dje me të gjithë në marshimin online “Blackouttuesdey” që përkon me postimin e një fotoje të zezë si simbol solidarizimi për vrasjen e George Floyd.

Mirëpo, aktorja u kritikua nga fansat të cilët vunë re se fotos së zezë Emma i kishte vënë një kornizë të bardhë për ta përshtatur vizualisht me pjesën tjetër të profilit të saj të Instagramit.

“Ajo po kujdeset për anën estetike të Instagramit të saj dhe jo për kauzën për të cilën po flasin të gjithë” -tha një përdorues që e vuri re këtë detaj.

“Prisnim më shumë nga ty” -shkroi një tjetër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu