Khloe Kardashian po përballet me spekulime të reja, sipas të cilave ajo i është nënshtruar përsëri një ndërhyrjeje estetike.
36-vjeçarja, ka befasuar ndjekësit e saj me “fytyrat e ndryshme” javët e fundit.
Në një seri fotografish të postuara në Instagram këtë fundjavë, Khloe dukej sërish ndryshe, edhe një herë.
Shumë ndjekës e akuzuan se ka përdorur mbushës (lip filler) në buzë.
Përkundër të gjitha spekulimeve, Khloe ka këmbëngulur që kurrë nuk i është nënshtruar një operacioni apo ndërhyrjeje estetike dhe thotë se nuk do ta bëjë kurrë.
Ajo mohoi të gjitha spekulimet dhe këmbëngul që ndryshimet kanë të bëjnë thjesht me metodat e make up-it.