Nuk ngopte barkun me bukë, sot u shit për 100 milionë euro. Historia e pabesueshme e lojtarit më …

0
8
Gjigandi

Tregu i transferimeve në futboll vazhdon të habisë me shumat stratosferike. Një nga lëvizjet më të rëndësishme është ajo e Darwin Núñez, nënshkrimi i të cilit me Liverpool-in tashmë është bërë i ditur zyrtarisht nga Benfica. Kjo është historia e lojtarit uruguajan, që dikur nuk mbushte dot barkun me bukë, ndërsa sot u shit për 100 milionë euro.

Në intervista të ndryshme, ish-lojtari i Peñarol kujton se nga vjen, pasi siguron se nuk do të harrojë kurrë gjithçka bëri nëna e tij që ai dhe vëllai të ushqeheshin çdo ditë. Tani, duke qenë një superstar, problemet ekonomike janë lënë pas, por kurrë fëmijëria kaq e vështirë.

“Po, dikur shkoja në shtrat me stomakun bosh. Dikush tjetër që shkonte në shtrat me stomakun bosh ishte nëna ime. Ajo u kujdes që unë dhe vëllai im të hanim fillimisht. Nëna ime shkonte në shtrat pa na shoqëruar për të ngrënë. Nuk do ta harroj kurrë se nga vij”, – thotë lojtari i ardhshëm i Klopp në një intervistë.

Darwin pati qasjen e parë si futbollist me një nga klubet më të rëndësishme në Uruguaj në vitin 2013, kur një skaut i Peñarol e çoi atë nga Artigas në Montevideo për ta provuar. Fatkeqësisht për 14-vjeçarin, ai nuk e kaloi dot provën. Kjo e bëri që të kthehej për të jetuar me prindërit e tij në Pirata, një vendbanim në brigjet e lumit Cuareim.

Jeta do t’i jepte një shans më shumë dhe një vit më vonë do të provonte sërish në të njëjtin klub. Fundi këtë herë ishte ashtu siç pritej dhe firmosi me Peñarol. Pasi festoi se kishte hyrë në një nga skuadrat historike të Uruguajit, jeta i nxori një tjetër pengesë.

Pikërisht falë vëllait të tij, i cili tashmë ishte në divizionin e tretë, Darwin vazhdoi karrierën e tij. “Ti rri, ke të ardhme. Unë po iki”, – i tha Junior kur lindi një problem familjar, që nuk është zbuluar deri më tani.

Pas kësaj sakrifice familjare, në moshën 16-vjeçare këputi ligamentet e kryqëzuara dhe iu desh të rrinte jashtë fushës për një vit e gjysmë. Kohë e kaluar në Artigas me familjen e tij. Me kthimin te Peñarol, Leo Ramos e thirri në ekipin e parë dhe bëri debutimin e tij.

I riu hyri në vend të Maxi Rodríguez, por dhimbja e shkaktuar nga operacioni i ligamentit e bëri atë ta përfundojë lojën në lot. Kjo bëri që të operohej edhe një herë. Dy ndërhyrjet kirurgjikale e vunë në dilemën për të vazhduar apo jo karrierën, por forca ishte më e madhe dhe ai arriti të përfshihej në listën e U-20 të Amerikës së Jugut më 2019.

Mucha fuerza @Darwin08420685 en este momento para poder tener una buena recuperacion y pronto poder verlo en una cancha que es lo mas lindo pic.twitter.com/s4amnB7ceJ

– Robert Lima (@Rlima5dt) February 2, 2017

Në turneun amerikano-jugor U-20 ai nuk pati performancën e pritur. Ecuria nuk ishte ashtu siç e kishte imagjinuar, pasi kishte vështirësi me golin dhe kritikat nuk ndaleshin. Kjo e bëri atë të shkojë te psikologu për t’u marrë me këtë çështje, madje siguroi se celularin do ta përdorte vetëm për të bërë telefonata, pasi nuk mund të hynte në rrjetet sociale.

Falë talentit të tij arriti të spikasë dhe të emigrojë në Evropë, fillimisht tek Almeria dhe më pas te Benfica, ku shpërtheu. Tani është përfshirë në listën e nënshkrimeve më të shtrenjta në historinë e Premier League.

Në një intervistë të dhënë për suplementin sportiv “Referí”, lojtari kujtoi se nga vjen dhe gjithçka që prindërit e tij bënë për të sjellë ushqim në shtëpi, si dhe sakrificat për t’i blerë këpucët me të cilat luante futboll, derisa Peñarol e zgjodhi atë:

“Nuk harroj nga vij, nga një familje e përulur, punëtore. Babai im punonte në ndërtim për 8 ose 9 orë për të blerë atë që na nevojitej dhe për të ngrënë. Nëna ime ishte gjithmonë shtëpiake dhe dilte në rrugë për të mbledhur kanaçe e për t’i shitur”.

Pas gjithë problemeve për ta gjetur veten në futboll, Darwin është sot në moshën 22 vjeçare një nga sulmuesit më “vdekjeprurës” në botë. Sezonin e kaluar, lojtari i stërvitur nga Peñarol shënoi 34 gola dhe dha 4 asiste në 41 ndeshje për të hyrë në listën e sulmuesve më të mirë të sezonit 2021-2022.

Falë shifrave në Portugali, Darwin u pozicionua si sulmuesi uruguajan me më shumë gola në sezon. Kjo ka të bëjë me pak minutat që kanë pasur Cavani dhe Suarez, por nënkupton edhe ardhjen e një bomberi të ri. Duhet mbajtur mend se ai u bë gjithashtu uruguajani më i ri që ka shënuar në një ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve, duke e bërë këtë në moshën 22 vjeç e 264 ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu