Van Basten injoron keq Messin: Nuk ka personalitet, s’e llogaris te 6 më të mirët e historisë

0
Van Basten injoron keq Messin: Nuk ka personalitet, s’e llogaris te 6 më të mirët e historisë
Gjigandi

Palmaresi i Lionel Messit nuk iu pëlqen të gjithëve. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” mund të jetë një nga tre lojtarët më të mirë në histori. Megjithatë, ky nuk është mendimi i Marco van Basten, që e ka fituar tri herë çmimin prestigjioz individual të “France Football” (1988, 1989, 1992).

Në një intervistë për këtë revistë të njohur sportive franceze, ish-goladori holandez tha se preferonte më shumë Maradonën sesa Messin, për një arsye shumë specifike:

“Pelé, Maradona dhe Cruyff janë, për mua, tre lojtarët më të mëdhenj në histori. Si fëmijë doja të isha si Cruyff. Ai ishte shoku im. Më mungon. Pelé dhe Maradona ishin gjithashtu të jashtëzakonshëm.

Messi, gjithashtu është një lojtar i mrekullueshëm, por Maradona ka pasur gjithmonë më shumë personalitet. Messi nuk është ai që e vendos veten përpara për të shkuar në luftë”.

Ish-sulmuesi i shquar i Milanit është edhe tifoz i CR7 dhe Zidane. Pra, ka edhe një treshe tjetër që e admiron: “Nuk e harroj Cristiano Ronaldon, Platini apo Zidane”.

RonaTyra

I fishkëllyer shpesh këtë sezon, veçanërisht nga publiku në “Parc des Princes” pas eliminimit në Champions League kundër Real Madridit, Lionel Messi është ende i papërmbajtshëm në shtëpi, me kombëtaren e Argjentinës.

Në muajin mars, Roberto Ayala, një nga ndihmësit e Lionel Scalonit, tregoi besimin e tij për lojtarin 34-vjeçar: “Për ne nuk është befasi që shkëlqen këtu. Ai është një djalë që transformohet kur vjen në ekipin kombëtar. Messi është shumë mirë i rrethuar nga grupi dhe gjithashtu dëshiron që ata ta konsiderojnë si një nga lojtarët e tjerë”.

Këtë sezon, “La Pulga” ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 14 asiste në 26 ndeshje të Ligue 1. Në kombëtare ai shkëlqen, teksa së fundi shënoi 5 gola ndaj Estonisë, në ndeshjen miqësore.

🥊 Marco Van Basten s’en prend à Lionel Messi !💥 “Messi n’est pas celui qui se met devant pour partir à la guerre”https://t.co/knc95bViY9

– beIN SPORTS (@beinsports_FR) June 13, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu