Nuk ndaluan muzikën pas orës 20:00, gjobiten me nga 1 milionë lekë tre lokale në Vlorë e Sarandë

0
Gjigandi

Dy bar- restorante dhe një lokal në Vlorë e Sarandë janë gjobitur pasi nuk ndaluan muzikën pas orës 20:00.

Uniformat blu njoftojnë se gjobat janë nga 1 milionë lekë për secilin nga administratorët e lokaleve.

Nga burimet mësohet se dy prej bar- restoranteve janë në Vlorë kurse lokali në Sarandë.

Njoftimi nga Policia:

RonaTyra

Vlorë, Sarandë

Policia ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e tre lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit G. L., K. N. dhe F. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu