“Nuk mund të imagjinohet ajo që ndodhi në Tiranë”! Mediat greke raportojnë ngjarjen në Kombinat

0
Gjigandi

Mediat greke kanë përcjellë ngjarjen e një dite më parë në Kombinat, ku u vetëflijuan nga mosushqyerja nëna Zhaneta Josifi dhe njëra nga vajzat e saj, Anisa.

“Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore ajo që ndodhi dje në Tiranë”, kështu nis raportimi i lajmit media greke.

Referuar mediave shqiptare, Zougla shkruan se tre gra, një nënë dhe dy vajza, besimtare të fesë së Dëshmitarëve të Jehovait, vendosën të sakrifikojnë veten për t’u ringjallur dhe për të arritur jetën e përjetshme që pretendon ky sekt fetar.

Si rezultat, 56-vjeçarja Zhaneta dhe vajza e saj Anisa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tiranë, ndërsa motra e vogël Bletra u dërgua në spital në gjendje kritike, për shkak të mosngrënies për një kohë të gjatë.

RonaTyra

Zougla, duke cituar mediat shqiptare thotë se Anisa dyshohet se ka vdekur shumë kohë më parë, ndërsa trupi ishte mbajtur në shtratin e saj nga nëna dhe motra, në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur solucione të ndryshme me qëllim mos dekompozimin e trupit.

Ngjarja në fjalë ka tronditur opinion publik, ndërsa është zbuluar pas denoncimit të vëllait të 56-vjeçares, i cili i tha policisë se asnjëra prej tyre nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapnin as derën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu