Teksa Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë, shumë qytetarë moskokëçarës vijojnë të neglizhojnë këshillat dhe masat që duhet të merren për të frenuar këtë përhapje.
Së fundmi ka qenë Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj i cili ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një ngjarje që i ka ndodhur sot në mëngjes, duke e cilësuar si të rrezikshme.
Brataj shprehet se në një dyqan ku kryhet rimbushje telefonike ishte përballur me një zotëri i cili nuk përdorte maskë edhe pse në një ambient të mbyllur. Brataj shton de pavarësisht se i kishte thënë zotërisë në fjalë se duhet të vendoste maskë, ai i ishte kthyer duke thënë se kishte pirë raki që në mëngjes dhe nuk donte t’ia dinte për virusin.
Postimi i Skënder Bratajt:
Per te qeshur apo per te qare? Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker. Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza. Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!