Nuk e pranuan në Festivalin e RTSH, “shpërthen” Erik Lloshi

0
Gjigandi

Prej ditësh Festivali i fundvitit në RTSH është vënë në qendër të kritikave, për shkak se thuhet se është paracaktuar fituesi.

Mirëpo këngëtari Erik Lloshi i cili nuk është pranuar në këtë festival, nuk rri pa i thënë dy fjalë.

I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe zbuloi se në festival ka kompozitorë të huaj, gjë që nuk është e lejueshme.

“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, u shpreh Eriku.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu