Bashkia e Tiranës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë përdoruesit e parkimit nëntokësor në Sheshin Skënderbej. Sipas njoftimit që është shpërndarë sot tek makinat e parkuara në këtë vend por jo vetëm, thuhet se duhet të largojnë makinat e tyre për shkak të një eventi që organizohet nga Ambasada e Kinës.
Eventi do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 21:00 dhe në këtë orar parkimi duhet të jetë i lirë. Në të kundërt bashkia njofton se të gjithë makinat që nuk do të lirojnë vendet do të nxirren me karrotrecin e bashkisë.
“Njoftim i rëndësishëm! Të nderuar qytetarë, përdorues të vend parkimeve në Sheshin ‘Skënderbej’, më datë 24,09.2019 për shkak të një eventi të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kinës, nevojitet që parkimi nëntokësor të jetë i lirë nga ora 17:00 – 21:00.
Ju lutemi të lëvizni mjetet tuaja në të kundërt jemi të detyruar t’i spostojmë automjetet me karrotrecin e Policisë Bashkiake.”