Nis përndjekja e sinjalizuesve që zbuluan se Morena Taraku ka tentuar të mashtrojë me veturën 200 mijë euroshe

0
Gjigandi

Prokuroria e Prishtinës ka nisur gjuetinë e ndaj njerëzve të cilët zbuluan skandalin e lirimit nga përgjegjësia për shmangie tatimore të Morena Tarakut me rastin e importimit të një veture.Para disa ditësh me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës rasti ishte mbyllur duke konstatuar se gjatë importit nuk ishte kryer shmangie tatimore edhe përkundër që Dogana e kishte konstatuar një gjë të tillë. Tani sipas Kallxo.com Prokuroria e Prishtinës e cila mbylli rastin, ka nisur hetime penale për zyrtarët brenda Doganës e Policisë së Kosovës të cilët kishin qasje në dosjen e lëndës për të zbuluar se si u publikua në media ky skandal.

Prokurori i rastit Shpend Krasniqi ka thënë se rasti është nën hetime dhe nuk mund të japin informacione të tjera.

“Rastit është nën hetime, nuk jap informacione” ka thënë Krasniqi.

Ligji për sinjalizuesit garanton mbrojtje për të gjithë zyrtarët shtetërorë të cilët, me qëllim interesin e publikut, zbulojnë të dhëna rreth pretendimeve për abuzim me detyrën. Ky ligj iu ofron mbrojtje nga të gjitha format e përndjekjes ndaj atyre që për interes publik shpalosin informacion i cili vë në dukje se është duke ndodhur apo ka gjasë të ndodhë ndonjë keqpërdorim.

Por cfarë kishte ndodhur?

RonaTyra

Express ka raportuar më 17 tetor se Morena Taraku kishte tentuar të fusë në Kosovë një makinë superluksoze të tipit Bentley që kushton hiç më pak se 200 mijë euro duke bërë një dallaver.

Kësaj përpjekje të 26 vjeçares, që është nga më të njohurat në botën e shoëbizt shqiptar, i kishte rënë rënë në fije Dogana e Kosovës duke e zbuluar se Morena ka tentuar t’ ikën tarifës doganore prej 5 mijë eurosh duke e deklaruar veturën si të re, e në fakt vetura ka qenë e përdorur.

Vetura sipas burimeve është e tipit Bentley dhe kap vlerën e 200 mijë eurove, dhe sipas dokumentacioni është e regjistruar në një datë më të hershme, para dy muajve, dhe nuk është e re ashtu siç është deklaruar nga pronarja.

Me këtë rast, për shkak të deklarimit të pasaktë, ajo është referuar nga Dogana në Prokurori, në të cilën thuhet se është marrë në pyetje.

Media ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës i cili ka thënë se nuk është në dijeni për rastin. Por, gjithçka është konfirmuar nga zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Duke iu referuar rastit te trajtuar nga ju, ju informojmë se  kjo veture është deklaruar si e re por duke u bazuar ne dokumentacionin është konstatuar se automjeti është i përdorur dhe se vetura nuk e gëzon trajtimin si veturë e re.  Vetura ne procedure regjistrimin e pare e ka me date 22.07.2019 (mbi dy muaj nga tani). Pasi importuesi nuk deklaron sakte numrin tarifor dhe automjeti është i përdorur, nen dyshimin per pagese me te ulet te detyrimeve doganore dhe vlera e detyrimeve doganore e tejkalon shumen 5000 euro. Rasti per shkak te deklarimit te pasaktë te dhe shmangies se konstatuar mbi 5000 euro është referuar ne Prokurori nga Sektori i Hetimeve të DK-së.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu