Në kërkim për mashtrim, pranga 30-vjeçarit nga Berati. Policia jep detaje – Lajmi i Fundit

0
22

Një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim është vënë në pranga të policisë. Bëhet fjalë për shtetasin A.Z., 30 vjeç, banues në Berat. Ai dyshohet se në Qershor 2019 i ka marrë me anë të mashtrimit një sasi parash shtetasit P.B.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Mashtrim”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Policinë Berat, kapën dhe ndaluan shtetasin: A.Z., 30 vjeç, banues në Berat.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”. 30-vjeçari në Qershor 2019 i ka marë me anë të mashtrimit një sasi parash shtetasit P.B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here