Genta po e shijon lidhjen e dashurisë me turkun.
Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli dhe i dashuri i saj turk, Usta, po e shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Ata me ndjekësit ndajnë imazhe të ndryshme ku shihen se janë tejet të lumtur krah njëri-tjetrit.
Së fundmi ishte Usta ai i cili e ka publikuar një foto në Instagram, imazh në të cilin po mbahen për dore ndërsa Genta shihet duke i dhënë makinës.
“Ne e shijojmë jetën me dashurinë time ”, ka shkruar Usta pranë postimit me Gentën.