Kush është Camille Vasquez? Avokatja që mori gjithë vëmendjen në gjyqin e Johnny Depp kundër Ambe…

0
Kush është Camille Vasquez? Avokatja që mori gjithë vëmendjen në gjyqin e Johnny Depp kundër Ambe…
Gjigandi

Miliona shikues anembanë globit janë duke ndjekur betejën ligjore midis yjeve të Hollywoodit, Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama po vazhdon, një yll i ri ka dalë në qendër të vëmendjes: avokatja e Depp, Camille Vasquez.

Avokatja e re nga Kalifornia ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve mes gjyqit që klienti i saj ka ngritur kundër ish-bashkëshortes së tij.

Vasquez, 37-vjeçare, është bërë një personazh i famshëm duke fituar fansa për stilin e saj të mprehtë ligjor.

Camille dhe Johnny Depp (Foto: Getty Images)

RonaTyra

Bluzat e bëra me emrin e saj dhe etiketimet lavdëruese po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Disa pjesë të shkurtra të avokates madje kanë shkaktuar parodi nëpër mediat sociale dhe kanë grumbulluar qindra miliona shikime.

“Unë jam ende një fanse e Johnny Depp”, thuhet në një nga postimet e shumta në Twitter për të. “Por tani jam edhe një fanse e Camille Vasquez”.

Por, kush është avokatja Camille Vasquez?

E lindur në San Francisko nga prindër kubanë dhe kolumbianë, Vasquez është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe në vitin 2010 u diplomua në Shkollën Juridike Jugperëndimore në Los Angeles.

Për katër vitet e fundit, ajo ka qenë bashkëpunëtore në “Brown Rudnick”, firma ligjore e profilit të lartë e kontraktuar nga Johnny Depp për ta përfaqësuar atë në rastin e tij kundër Heard.

Ajo është një nga nëntë avokatët e firmës së përfshirë në gjyq.

E njëjta është e specializuar në çështjet gjyqësore dhe arbitrazhin, me fokus në përfaqësimin e paditësve në rastet e tilla – siç ndodhet Depp.

Vasquez është ndoshta më e njohur për kundërshtimet e saj të shumta dhe për një sërë shkëmbimesh të tensionuara me Heard.

Gjatë dy ditëve të marrjes në pyetje, Camille u përpoq të hidhte dyshime mbi rrëfimin e artistes amerikane për martesën e saj me Depp.

Johnny e ka paditur Amber Heardin për shpifje për një opinion të artistes të bërë në vitin 2018 në

Washington Post

.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu