Në ditëlindjen e Klaudia Pepës, Albi Nako me reagimin e tij tërheq tërë vëmendjen

0
Gjigandi

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka festuar sot 27-vjetorin e saj të lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, ajo ka vendosur të ndajë një mesazh me ndjekësit e saj në Instagram, krahas një poze në Milano, ku ndër të tjera balerina shkruan:

“VAJZA E DITËLINDJES! DITËLINDJA ËSHTË VETËM NJË DITË MË SHUMË NGA TË GJITHA DITËT QË DO TË VIJNË, POR BËHET NJË KUJTIM I VEÇANTË NËSE KALOHET ME ATA QË I DONI. AJO QË E BËN TË VEÇANTË NJË DITËLINDJE NUK ËSHTË VETË DATA, POR DASHURIA QË ËSHTË MBJELLË NDËR VITE, E MBLEDHUR PËRMES VËMENDJEVE DHE BUZËQESHJEVE TË ATYRE QË KEMI PRANË. FALEMINDERIT MIQVE TË MI, EDHE JU FALEMINDERIT PËR PËRKRAHJEN, PËR KËSHILLAT, FALEMINDERIT QË JENI ATY. NJË PËRQAFIM, KLA!”

Mirëpo, kjo ditë e veçantë për Klaudian s’ka kaluar pa një surprizë të vogël nga ish-bashkëshorti, koreografi Albi Nako.

RonaTyra

Duket se ata vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira edhe pas ndarjes, ndaj Albi i ka shkruan Klaudias në komente:

“Gëzuar ditëlindjen“, shoqëruar me disa emoji.

Dhe ky reagim i Albi Nakos ka marrë të gjithë vëmendjen, aq sa fansat harruan që Klaudia Pepa ka sot ditëlindjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu