Përparim Spahiu, ish-deputet nga radhët e LSI-së, ka ngritur akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama, teksa shprehet se në kulmin e krizës financiare kreu i qeverisë ka rritur buxhetin për infrastrukturën.
Sipas Spahiut, borxhi ka kaluar 80%, dhe në këto kushte vëmendja e qeverisë duhet të ishte në përballimin e pandemisë Covid-19.
Statusi i plotë i ish-deputetit Spahiu:
Në katër vite, 2013-2017, Qeveria Rilindase, shkurtoi me 25% buxhetin e Ministrisë së Transporteve dhe uli në 0.9% të GDP-s atë të Ministrisë së Bujqësisë.
Sot, në kulmin e krizës financiare, ku borxhi ka kaluar 80%, Edi Rama rrit buxhetin për infrastrukturën ndërkohë që e gjithë vëmendja duhej të shkonte për të përballuar krizën e pandemisë.
7.6 miliardë lekë rritet fondi për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërsa ai për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale vetëm 1.3 miliardë.
Në shtatë vite nuk ndërtoi asnjë kilometër rrugë, si investim direkt, por na ka zhytur në borxhe për 15-20 vite me kontrata PPP-sh, në shtatë vite mashtroi për ndërtime aeroportesh apo hekurrudhash, në shtatë vite zhyti sektorin e bujqësisë në krizë, ku protesta e fermerëve në rrugë, duke hedhur produktet e tyre, po na duket normale.
Sot, më pak se një vit përpara zgjedhjeve, në kulmin e krizës, KY, do të ndërtojë rrugë..!!!