Ne na pëlqen që në temperaturat e nxehta të verës, apo të ftohta të dimrit të futemi në makinë dhe direkt të ndezim kondicionerin për normalizimin e situatës.
Por kësaj rutine i duhet dhënë fund kjo për arsye shëndetësore, por jo vetëm.
1-Kondicioneri thith benzinë
Në një ditë të ngrohtë, kondicioneri mund të përdorë deri në 12.5% të karburantit tuaj. Nëse bëjmë një llogaritje të shpejtë, kjo do të thotë që nga 70 litra benzinë që vendosni në makinën tuaj, rreth 8.75 litra janë duke u përdorur nga kondicioneri.
2- Harxhon më shumë benzinë brenda një zone urbane sesa në rrugë të gjata
Një kondicioner manual ka edhe më shumë disavantazhe për nivelin e benzinës tuaj. Kondicioneri merr shumë më shumë benzinë brenda një zone urbane sesa jashtë saj. Mund të hapni një dritare, nëse dëshironi pak ajër të freskët.
3- I keqe për makinën tuaj, i keqe për ju
Pavarësisht faktit se ndikon keq në portofolin tuaj, celuliti ndikon keq edhe në shëndet. Kondicionimi i ajrit e bën makinën tuaj të freskët gjatë verës, por ju mund të jeni duke u sëmurur. Temperatura brenda dhe jashtë makinës ndryshon aq shumë sa ndryshimi i temperaturës mund t’ju sëmurë. Sidoqoftë, kjo ka një zgjidhje për ata që nuk rrinë dot pa kondicionerin. Kështu ju mund ta fikni 5 minuta përpara se të arrini në destinacionin tuaj kondicionerin dhe në këtë mënyrë ju gradualisht mund të përshtateni me temperaturën e jashtme.