Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku, kohët e fundit ka qenë pjesë e medieve rozë për shkak të disa postimeve në rrjetet sociale.
Pothuajse secili postim i saj merr vëmendjen e mbi një milion ndjekësve të saj, të cilët vazhdojnë ta përcjellin gjatë gjithë kohës.
Kështu, Morena së fundmi ka publikuar një fotografi atraktive në rrjetin social Instagram, teksa qëndroi afër pishinës në shtëpinë e saj.
Modelja kishte të veshur një fustan të thjeshtë me ngjyrë të zezë, ndërsa për aksesorë vendosi një palë syze dhe një çantë të firmës “Luis Vuitton”.