Modelja e famshme ka treguar se po bën kimioterapi.
Modelja e njohur, Slick Woods, ka njoftuar së fundmi se po bën kimioterapi dhe se vuan nga sëmundja e rëndë, shkruan lajmi.net.
“Çfarë mendoj për kimioterapinë. Përshëndes të gjithë ata që duhet ta heqin këtë të keqe. Të paktën isha qerose,” shkruan Woods, 23 vjeçe, nën një foto ku shihet e shoqëruar nga i dashuri, Micky Munday dhe nga disa miq.
Ajo zbuloi për The Shade Room se vuan nga melanoma e gradës së tretë dhe se bëhet fjalë për jetë a vdekje ngaqë kanceri po përhapet.
Në një tjetër postim ajo ka bërë thirrje të mos trajtohet si viktimë.
Kujtojmë se melanoma njihet ndryshe si kanceri më i rëndë i lëkurës; ndikon qelizat që prodhojnë melaninë, pigmentin që i jep ngjyrë lëkurës. Grada III e këtij kanceri nënkupton që kanceri është përhapur nga qelizat e lëkurës në nyjet limfatike.