Miq, alkool, fishekzjarre/ Stresi feston ditëlindjen, Keisit nuk i intereson dhe shijon rrezet e diellit

0
Gjigandi

Reperi i njohur Stresi bën sot 33-vjeç, ndërsa ka festuar në mesnatë me miqtë e tij, në një festë ku nuk munguan fishekzjarrët e shampanja.

Në një video të postuar në Instagram, Stresi duket teksa shijon atmosferën, ndërsa rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus duket se nuk i bëjnë shumë përshtypje reperit, ndërsa në festë shihet qartë mungesa e distancimit social.

“Vetëm Zoti e di sa jam i gëzuar ”, ka shkruar Stresi krahas videos, ndërsa ra sy bie edhe mungesa e një urimi nga Kejsi, duke shtuar edhe më tej dyshimet për ndarjen e tyre.

Për Keisin e sotmja ishte një ditë si gjithë të tjerat.

RonaTyra

Ajo ka postuar në Instagram një foto me rroba banje, duke marrë rreze dielli, duke treguar se nuk i intereson aspak se çfarë bëhet me partnerin.

Image

Stresi ka marrë një urim publik edhe nga babai i tij, Sali Lushaj.

“Qershor Po po Qershor i 33 viteve më parë që linde në atë kohë kur unë isha disa vite më i ri se ti po i mbush sot . Me lindjen tënde harrova çdo merzitje dhe u bana shumë më i fortë seç isha për të përballuar internimin aty në Kotë të VLORËS. Ishte gëzim i madh i të gjithëve i SHPRESËS , I FATJONËS E RENEOS ku po vuanin dënimin me mua dhe ardhja jote në jetë ishte mehlem per zbutjen e atyre ditve te errta .Eh ! sa vite kan kaluar e ja ku jemi sot bashke ne ditelindjen tende 33-te ti krah meje shok ,djale e luftetar i paepur i lirise e Demokracise. Kedi nga zemra te uroj te behesh 100vjec! Pac vetem gezime e suksese ne jete! Shendet e mbarsi . Perqafimeee. Mos u dorëzo kurrë”, shkruan ai në urimin për të birin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu