Mihrija tregohet e rreptë, tregon se a do ta falte Naimin nëse e tradhton

0
Gjigandi

Mihrije Braha tregon se a do ta falte Naimin nëse e tradhton.

Mihrije Braha së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave për “Prive” në rubrikën “Kutia e pyetjeve”. Një ndër pyetjet ka qenë: “A do ja falje tradhtinë”?

Ajo shprehet se nuk do e falte kurrë Naimin nëse do e tradhtonte.

“Nuk do ja kisha falur, shyqyr që nuk e di se më ka tradhtuar sepse nuk e di se çfarë do kisha bërë. E kam thënë shumë shpesh nëpër intervista mund të bëj kompromis për çfarëdo lloj gjëje në kuptimin e mirë të fjalës, por tradhtinë jo.

Përderisa unë nuk kam tradhtuar atëherë pse ta lejoj unë të më tradhtojë Naimi? Ne e duam shumë njëri-tjetrin”, shprehet Mihrije Braha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu