Javë më parë është bërë virale video-ja e tij duke shtyrë me bërryl bashkëshorte.
Dyshja shfaqeshin në një Instagram live dhe kur Luisana ndërhyri për të përshëndetur fansat, Michael e shtyu me bërryl, dhe pastaj kishin vërshuar komentet negative për Michael.
uisana u përgjigj me një postim në Instagram (që tani është fshirë), ku i doli në mbrojtje të shoqit.
“Dua që ta dini që nuk kam asnjë dyshim për atë që bashkëshorti im është dhe do ta zgjidhja edhe 1000 herë të tjera”, -shkroi ajo.
Së fundmi, gjatë një interviste për spektaklin argjentinas “Intrusos”, aktorja rrëfeu se pasi videoja u bë virale, bashkëshorti i saj ka marrë kërcënime me vdekje.
“U frikësova dhe akoma jam paksa e frikësuar. Nuk është gjë e bukur të marrësh kërcënime me vdekje. Morëm edhe shumë mesazhe pozitive, por jam e shqetësuar për familjen time”, tha Lopilato, e cila shtoi se njerëzit që e akuzojnë bashkëshortin e saj për dhunë, thjesht nuk e njohin. “Mike mundohet vazhdimisht të më bëjë të lumtur. Ndjeva shumë dhimbje.”