Ish-i dashuri i modeles Katie Price thotë se u nda nga ajo pasi e zuri duke tradhtuar

0
Ish-i dashuri i modeles Katie Price thotë se u nda nga ajo pasi e zuri duke tradhtuar
Gjigandi

Katie Price tregoi gjoksin e saj në një paraqitje me bikini në Tajlandë vetëm disa ditë para se të ndahej me të fejuarin e saj Carl Woods.

Ish-modelja magjepsëse, 43 vjeçe, u fotografua nga paparacët në ujë duke hipur në një motor-skaf gjatë udhëtimit të saj magjepsës në Tajlandë me ish-të fejuarin e saj, Carl, 32 vjeç.

Asetet e reja të shtuara të Katiet nuk mund të mungonin teksa ajo po lundronte në det me bikini shumëngjyrëshe me fije lulesh, shkruan

The Sun

.

RonaTyra

Foto: BackGrid

Nëna e pesë fëmijëve i lidhi flokët me gërsheta dhe më vonë veshi një xhaketë shpëtimi ngjyrë portokalli për siguri.

Në dhjetor, Katie iu nënshtrua liposuksionit, iu hoq dhjami nga barku i saj dhe bëri ngritjen e gjoksit në ‘BeClinic’ në Bruksel.

Foto: BackGrid

Katie dhe shitësi i makinave Carl tani janë kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, por romanca e tyre gati dyvjeçare mori fund papritur.

Carl e braktisi nënën e pesë fëmijëve javën e kaluar pasi ai u tha miqve se ajo e kishte tradhtuar.

Foto: YouTube/KatiePrice

Një burim tha: “Katie po i dërgonte mesazhe Kris Boysonit kur ajo u thoshte të gjithëve se ishte çmendurisht e dashuruar me Carlin – megjithatë ai nuk iu përgjigj kurrë”.

“Ajo përdori llogarinë e vajzës në Instagram për t’i dërguar mesazhe Krisit”.

Foto: YouTube/KatiePrice

“Kur i dërgoi, ajo i tha Krisit se ishte ajo dhe se po përdorte llogarinë, kështu që Carl nuk mund të shihte se çfarë po bënte”.

“Në mesazhe, Katie flirtonte dhe e pyeti Krisin nëse donte të takohej me të fshehurazi”.

Përfaqësuesi i Krisit nuk pranoi të komentonte kur u pyet nga tabloidi The Sun lidhur me çështjen.

/abc24.al/

Foto: YouTube/KatiePrice

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu