Presidenti Meta përmes një postimi në Facebook shkruan se tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të komisionit të Venecias.
Sipas Metës, është shumë e rëndësishme që komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për gjykatën kushtetuese dhe gjykatën e lartë.
Meta: Po, nuk ka më vend për interpretime! Tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të komisionit të Venecias, përmes bashkëpunimit transparent dhe konstruktiv. Është shumë e rëndësishme që komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për gjykatën kushtetuese dhe gjykatën e lartë. Po kështu rekomandimet e komisionit të Venecias janë në ndjekje nga parlamenti evropian dhe vendet anëtare. Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.