Meta: Çdo çështje thelbësore të shkojë te populli/ Reagon Rama: Askund nuk bëhet referendum për këto çështje

0
Gjigandi

Në konferencën e sotme për shtyp, presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se çdo çështje thelbësore që ka të bëjë me sistemin, patjetër që duhet të shkojë te populli duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese.

Në një postim në Twitter, Rama u shpreh:
“IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!”

IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!
— Edi Rama (@ediramaal) July 16, 2020

Nga ana tjetër, Meta u shpreh kështu:
“Çdo çështje thelbësore që ka të bëjë me sistemin, patjetër që duhet të shkojë te populli. Nëse dëshirojnë patjetër dhe për koalicionet dhe për listat e hapura të shprehet populli si të dëshirojë. Unë si president jam po për listat e hapura dhe po për koalicionet, kush të dojë të bëjë, kush të dojë jo. Kjo është thelbësore për demokracinë, shtetin e së drejtës, ushtrimin e sovranitetit nga ana e popullit të Shqipërisë. Jam shumë i qartë ata që duan ta kuptojnë. Unë mbështes plotësisht qëndrimet vizionare dhe tërësisht të përgjegjshme të kryeministrit Rama, të cilat i kam postuar në Facebook ku ai shprehet shumë qartë që ishte një gabim serioz ndryshimi i kushtetutës në vitin 2008 dhe pse parlamenti ishte legjitim dhe që një gabim i tillë nuk do ndodhte kurrë. Tani mendoni në një Kuvend me 122 formalisht në kundërshtim me standardin kushtetues të 140 deputetëve, në një parlament ku 40 deputetë jo për fajin tim, për fajin e tyre… gjërat janë tepër të qarta. Unë nuk e zgjedh fatin e askujt, secili e zgjedh vetë, por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të popullit shqiptar është një guxim që vjen nga marrëzia ose probleme të tjera por nuk vjen nga Kushtetuta e RSH-së, boll e kanë lënduar kushtetutën, boll kanë folur në emër të popullit shqiptar. Nuk ka asnjë diktator apo kandidat për diktator që nuk flet në emër të popullit. Populli flet vetë, flet me referendum e ushtron vetë sovranitetin e tij ose me referendum ose nëpërmjet parlamentit të ligjshëm”.

RonaTyra

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu