Martini: Teuta ka karakter

0
Gjigandi

Teuta rikithehet pas shumë vitesh në një finale të Kupës së Shqipërisë. Në këtë sukses mbresëlënës për durrsakët ka meritë trajneri Edi Martini. Pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj Kukësit, shkodrani do të shprehej për “Supersport”: “Komplimentet janë për lojtarët, nuk di si ti falënderoj. Po mundohen shumë duke luajtur çdo 3 ditë, mos harroni se kemi një grup me 12-13 lojtarë. Përgëzimet më të mëdha për ta. Sot duhet të luanim mbrapa. Kukësi ka individualitete, që driblojnë dhe krijojnë hapësira. Ky ekip ka karakter, është si familje.

Kapllani? Është lojtar me të ardhme. Hodha shumë lojtarë në sulm, rrezikuam. Ai ka dëshirë, del para portës. Zoti ia shpërbleu me golin e dytë, na nderoi edhe ne. Iu thashë djemve se një ekip që ka karakter ngrihet në këmbë kur rrëzoher. Ishte karakteri i djemve, që na solli këtë rezultat. Meritat janë të futbollistëve.

Finalja? Oreksi vjen duke ngrënë. Duam të futemi në historinë e këtij klubi dhe të këtij qyteti. Do të bëhemi gati ta fitojmë Kupën. Në Europë do shkojmë para se të vendoset Kupa. Shpresoj ta mbyllim Europën që të dielën përmes kampionatit.

Aktivizimi i Çyrbjes më përpara? Donim ta fitonim ndeshjen. Goli i tyre na e prishi strategjinë. Çyrbja do të bëhej vendimtar, sikurse edhe Gruda. Të dy, me shpejtësinë e tyre na bënë shumë punë në kundërsulmet tona. Pa asnjë diskutim, Çyrbja është një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu