Met Gala anulohet zyrtarisht për këtë vit

0
Gjigandi

Natyrisht, e hëna e parë në muajin maj kur do të mbahej Met Gala, ka kaluar tashmë.

Fillimisht, pati raportime që ngjarja do të shtyhej për shkak të pandemisë së Coronavirusit (COVID-19), dhe një zëdhënës i Met Gala tha që “të gjitha programet dhe ngjarjet deri më 15 maj do të anulohen ose shtyhen”. Por, Met Gala njoftoi se festa e modës është anuluar plotësisht këtë vit, edhe pse muzeu pret që të rihapet në mes të gushtit, sipas Vogue.

Thuhet se edhe kur të ndodhë hapja, muzeu nuk do të ketë turne, koncerte, apo ngjarje në vitin 2020 në mënyrë që të vazhdoj distancimin shoqëror, megjithëse planifikon t’i rifillojë këto vitin e ardhshëm. Shumë ngjarje të tjera të mëdha si Coachella, Stagecoach, SXSW, dhe madje edhe Lojërat Olimpike të Tokios ose janë anuluar ose shtyrë nga masa paraprake, dhe Met Gala është pjesë e listës që rritet me shpejtësi.

Ju mund të kujtoni Met Gala-n e vitit të kaluar, i cila na dha ndryshimet ikonike të veshjeve ikonike të Lady Gaga në tapetin e kuq.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu