Mënyra të zgjuara për të bërë gjumë të qetë gjatë netëve të nxehta

0
Gjigandi

Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm gjatë ditës, por edhe nuk të lënë të bësh gjumë të qetë

Profesor Mehmet Karadag, president i shoqatës UYKUDER, në Stamboll, tha për agjencinë ‘Anadolu’ (AA) se moti i nxehtë dhe temperaturat e larta nuk mund të shkaktojnë një sërë rreziqesh e sëmundjesh vetëm tek të rriturit, por gjithashtu shkaktojnë probleme gjumi tek njerëzit e të gjitha moshave, duke përfshirë edhe të vegjlit.

Duke theksuar faktin se moti i nxehtë rrit numrin e njerëzve që vuajnë nga gjumi, Prof. Karadag tha se moti i nxehtë mund të shkaktojë pagjumësi të theksuar tek njerëzit.

Për të pasur një gjumë të qetë gjatë natës, ai thotë se temperatura e trupit të njeriut duhet të jetë 37 gradë celsius para se të bjerë në gjumë, por gjatë ciklit të gjumit duhet të bjerë një deri në dy gradë: “Megjithatë, kur është e nxehtë, temperatura bazë nuk bie dhe kjo gjë shkakton probleme gjatë natës”, – shton ai.

Kështu, Karadag thekson se çdo njeri, para se të bjerë në gjumë, duhet të shmangë kafen ose çajin e ngrohtë: “Kafeina dhe teofilina që gjenden në kafe dhe çaj mund të prishin gjumin, prandaj nëse doni të keni një natë të qetë duhet t’i shmangni këto, të paktën dy orë para se të shtriheni.”

RonaTyra

“Për të pasur një gjumë të qetë gjatë natës, është e rëndësishme gjithashtu të tregoni kujdes me llojet e ushqimeve që konsumoni gjatë ditës. Duhet të shmangni ushqimet pikante dhe ato me shumë yndyrë dhe nuk duhet të hani tre deri në katër orë para se të shkoni në shtrat.

Për më tepër, gjatë valës së të nxehtit, rekomandohet që aktiviteti fizik të zvogëlohet për të shmangur dehidratimin.

Dhoma e gjumit duhet të mbahet plotësisht e errët dhe pa zhurmë.

Për të relaksuar muskujt, bëni një dush të ngrohtë para se të shkoni në shtrat. Për më tepër, mos harroni çarçafët prej pambuku për të shmangur djersitjen. Po kështu, nëse keni ajër të kondicionuar, mbajeni atë në gradët 24 deri 25 gjatë orëve të gjumit.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu