Disa njerëz pavarësisht përpjekjeve të tyre e kanë të pamundur që të kenë thonj të shëndetshëm. Sipërfaqja e tyre duket gjithmonë e copëtuar, e brishtë dhe pa shkëlqim.
Por, janë disa mënyra të vogla që mund t’iu ndihmojnë që thonjtë të duken të bukur dhe plot jetë.
Hudhra
Hudhra është jashtëzakonisht e efektshme për shëndetin e përgjithshëm të një personi. Gjithashtu nga ekspertët ajo konsiderohet si mjaft e dobishme edhe për kujdesin për thonjtë.
Prisni një copë hudhër në gjysmë dhe fërkoni me të thonjtë. Shërben si një forcues natyral i thonjve dhe veçanërisht për ata që kanë thonj të brishtë. Bëni këtë ushtrim për të paktën një minutë çdo ditë.
Masazh vaji
Ashtu si flokët edhe thonjtë kanë nevojë për aplikimin e vajrave. Kohë pas kohe duhet të lyeni thonjtë me vajra të ndryshëm që përmbajnë vitaminë E. Kjo iu jep shkëlqim dhe nuk lejon që ata të duken të brishtë.