Adele falënderon punonjësit shëndetësorë në mesazhin e ditëlindjes

0
Gjigandi

Adele është rishfaqur në rrjetet sociale me një masazh falënderimi për të gjithë punonjësit në vijën e parë të frontit, në luftë me pandeminë Covid-19.

Këtë mesazh ajo e postoi në Instagram me rastin e ditëlindjes së saj.

“Faleminderit për dashurinë që më ofruat për ditëlindje. Shpresoj që të gjithë jeni të sigurt dhe të shëndoshë gjatë kësaj kohe të çmendur. Dua të falënderoj të gjithë reaguesit e parë dhe punëtorët thelbësorë që po na mbajnë të sigurt ndërsa rrezikojnë jetën e tyre. Me të vërtet jeni engjujt tanë” ka shkruar këngëtarja.

Shkrimit për ditëlindjen e saj të 32-të, Adele ia bashkoi edhe një foto.

Ajo u komentua shumë për dukjen e saj, specifikisht për humbjen në peshë.

RonaTyra

Gjithashtu ka spekulime se Adele do të rikthehet me album të ri pas pesë vjetësh, më vonë gjatë këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu