Mendësia e fiksuar apo e rritjes, cila ndikon më pozitivisht në punë?

0
Gjigandi

Vendi i punës padyshim se është vendi ku vijnë në pah idetë, planet dhe mendësia jonë. Ne e kalojmë gjysmën e ditës sonë në punë (disa ndoshta edhe më shumë se gjysmën) dhe forma jonë e të menduarit si dhe e njerëzve përreth nesh ka ndikim në punën dhe jetën tonë.

A i pranoni kritikat konstruktive si një sulm personal ndaj jush, apo si një mundësi për përmirësim? A dëshpëroheni kur keni një dështim pavarësisht përpjekjeve, apo kjo ju nxit të mos dorëzoheni dhe të provoni përsëri?

Mendësia e fiksuar dhe mendësia e rritjes

Psikologia Carol Dweck që ligjëron në Universitetin me renome Stanford, në librin e saj “Psikologjia e Re e Suksesit”, krijoi termet për mendësinë e rritjes dhe mendësinë fikse për të përcaktuar besimet e njerëzve në aftësitë dhe talentet e tyre.

Një person me mendësi të fiksuar mendon se ideja që inteligjenca, karakteri dhe krijimtaria e tij/saj janë të lindura dhe kryesisht të pandryshueshme. Një mendësi e rritjes sheh zbrazëtira në njohuritë ose aftësitë tona si mundësi për rritje, thotë Isabel Duarte, trajnere e udhëheqjes dhe mendjes në kompaninë e teknologjisë “Tucows”. Sipas saj “Një mendësi e rritjes bazohet në faktin se me përpjekje, stërvitje dhe vendosmëri, aftësitë tona mund të rriten.”

RonaTyra

Ajo përdor si shembull mënyrën se si dikush e koncepton mësimin e një gjuhe të huaj. “Dikush me një mendësi të fiksuar do të kishte më shumë tendenca të dorëzohej për të mësuar një gjuhë të huaj”, ndërsa personat me mendësi të rritjes do të mendonin se nëse vendosin të mësojnë dhe punojnë më shumë, ata do të bëhen më të mirë në atë gjuhë.

Si ju ndihmon mendësia e rritjes në vendin e punës?

Me një mendësi të rritjes, ju jeni të hapur për përmirësim dhe besoni se nga çfarëdo situate do të mësoni dhe përfitoni njohuri të reja, njohuri këto të cilat janë cilësi tërheqëse në vendin e punës. Mendësia juaj mund të ndikojë në gjithçka, nga mënyra sesi reagoni ndaj kritikave dhe komenteve që bëjnë të tjerët ndaj jush, e deri te mënyra si i menaxhoni detyrat tuaja në punë.

Nëse ju keni një pozitë menaxheriale dhe keni një mendësi të fiksuar në menaxhimin e raporteve tuaja direkte, ka më pak gjasa të mendoni se punonjësit janë të aftë për rritje dhe kësisoj ulen gjasat që ju t’i sfidoni ata. Ndërsa, e kundërta e kësaj, nëse keni një mendësi që bazohet në rritje, ka më shumë gjasa që të pranoni komente dhe kritika qoftë pozitive apo negative dhe të krijoni mundësi zhvillimi për ekipin tuaj.

Sigurisht se për askënd nuk mund të themi se plotësisht i përket mendësisë së fiksuar apo asaj të rritjes. Sidoqoftë, ja vlen të kuptoni se cilën mendësi e aplikoni më shumë dhe të përpiqeni të kultivoni më shumë një mendësi të rritjes aty ku mundeni.

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të përshtatur një mendësi të rritjes është të pyesni veten se si po reagoni në situata të caktuara. Si keni reaguar ndaj ndonjë kritike? A e keni parë atë si një mundësi për rritje dhe zhvillim apo keni kaluar në vetë mbrojtje dhe keni ngurruar dilni jashtë zonës suaj të rehatisë.

Mendësia është e mbushur me këshilla praktike që ndryshojnë formën në të cilën mendoni dhe bashkëveproni me botën. Përmes shembujve nga hulumtimi i saj, Dweck shpjegon me elokuencë natyrën e dy mendësive dhe ndikimin e tyre në sport, biznes dhe marrëdhënie. Të kuptuarit e koncepteve themelore të mendësisë do të shtojë gjithashtu thellësi në të kuptuarit tuaj ndaj paragjykimeve e ndryshme dhe ngritjes së vetëbesimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu