Prej kohësh janë bërë pjesë e mediave rozë me lajmin lidhur me raportin e tyre. bëhet fjalë për Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqin.
Fillimisht çifti e pati të vështirë të pranojë hapur lidhjen mes tyre por sot janë më të lumtur se kurrë bashkë dhe e tregojnë kudo duke ndenjur përherë dhe më shumë me njëri-tjetrin.
Ditën e djeshme dyshja ishin duke bërë shooping dhe Romeo ka qenë duke e filmuar në celular ku edhe i ka thënë: Çfarë gjeta o Zot i madh, po me ty fle çdo natë. Dua të të prek! A mund të të prek?
“Seriozisht e ke ti mo? Si fle me mua çdo natë dhe do të më prekësh, çfarë janë këto?”, ia ktheu Jonida e habitur.”Me ty? Hapu moj shoqe”, i tha Romeo dhe tregoi se e kishte me jastëkun.