Çfarë domethënie ka pozicioni juaj i fjetjes?
Nëse dëshironi të keni një pasqyrë të qartë mbi personalitetin e dikujt, përpiquni të kuptoni se si ai/ajo fle. Pozicioni juaj i fjetjes mund të zbulojë shenja domethënëse të personalitetit tuaj. Studiuesit besojnë se pozicioni në të cilën ju flini siguron një informacion në lidhje me personin që ju jeni në të vërtetë.
Profesori Chris Idzikowski, drejtor i studimit dhe i vlerësimit të procesit të gjumit, ka analizuar gjashtë pozicionet më të njohura të mënyrës se si njerëzit flenë dhe ka zbuluar se çdo pozicion është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me një tip personaliteti të veçantë.
“Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për gjuhën e trupit kur jemi zgjuar, por kjo është hera e parë që ne jemi në gjendje të shohim se çfarë thotë për ne qëndrimi ynë i pavetëdijshëm….”Ajo çka vlen në këtë rast është se sjellja jonë gjatë gjumit. Shpesh është shumë ndryshe nga ajo çka presim dhe pretendojmë mbi veten!Ja cilat janë gjashtë pozicionet tipike të gjumit:
Pozicioni “fetus”
Është pozicioni më i zakonshëm i fjetjes i praktikuar nga 41 % e njerëzve të marrë në studim nga 1000 gjithsej dhe i preferuar më tepër nga femrat se sa nga meshkujt. Ata që flenë në pozicionin fetus përshkruhen si njerëz të vështirë nga jashtë por të ndjeshëm në zemër. Ata mund të jenë të turpshëm kur takohen për herë të parë me dikë, por përshtaten menjëherë.
Pozicioni “identifikues”
Pozicioni i shtrirë në njërën anë me dy duart anash që praktikohet nga 15% e njerëzve të anketuar. Këta njerëz janë të karakterizuar nga një tip i qetë, të butë dhe jo rigoroz. Njerëz socialë dhe u besojnë shumë të tjerëve duke u bërë edhe naivë në disa raste.
Pozicioni “dëshirues”
Njerëzit që flenë në njërën anë me të dy krahët të vendosura para vetes që praktikohet nga 13% e njerëzve, thuhet të kenë një natyrë të hapur, por që mund të jenë dyshues dhe cinik. Ata janë të ngadaltë, por njëherë të marrin një vendim, nuk ka kurrë gjasa ta ndryshojnë atë.
Pozicioni “ushtar”
Njerëzit e shtrirë me shpinë me të dy krahët drejt të mbështetura në dy anët e trupit thuhet se flenë në “pozicionin ushtar” dhe praktikohet vetëm nga 8% e njerëzve të anketuar. Këta njerëz thuhet se karakterizohen nga një vetëpërmbajtje, janë të qetë dhe të rezervuar. Nuk i pëlqen të bëjnë “bujë” por i vendosin vetes dhe të tjerëve standarde të larta.
Pozicioni i “lirë”
Njerëzit e shtrirë barkas me të dy duart lart të mbështjella rreth jastëkut dhe kokës karakterizohen nga fjetja me “pozicion të lirë” që praktikohet nga 7 % e njerëzve. Njerëz të shoqërueshëm dhe të stuhishëm hera herës. Të vendosur por nuk i pëlqejnë aspak kritikat ose situatat ekstreme.
Pozicioni “yll deti”
Ky pozicion ka marr këtë emër sepse njerëzit që flenë në këtë mënyrë janë të shtrirë me shpinë dhe me këmbë e krahë të hapura dhe praktikohet vetëm nga 5% e tyre. Këta njerëz janë miq të mirë, janë gjithnjë gati për të dëgjuar dhe të ofrojnë ndihmën e tyre. Përgjithësisht, ata nuk pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Pjesa tjetër e të anketuarve që nuk i përkisnin asnjërit prej këtyre pozicioneve ishin ata të cilët pohuan se nuk e dinin se si flinin ose për faktin se pozicioni i tyre i gjumit ndryshonte sipas rastit.
Efektet shëndetësore të pozicioneve të fjetjes:
Profesori Idzikowski, që ndoqi studimin, ka ekzaminuar gjithashtu edhe efektet e pozicioneve të ndryshme të fjetjes në shëndetin tonë. “Pozicioni i lirë” është i mirë për tretjen ndërsa “pozicioni yll deti” dhe “pozicioni ushtar” kanë mundësi të stimulojnë gërhitjen dhe një gjumë jo të mirë.
Profesori shpjegoi se fjetja përmbys si në rastin e “pozicionit të lirë” e ndihmon stomakun dhe përmbajtjet e tij të punojnë më mirë sesa në rastin e pozicionit të fjetjes me shpinë si në rastin e “pozicionit ushtar dhe “pozicionit yll deti” ku frymëmarrja bëhet më e vështirë dhe rrezikojmë të gërhasim. “Këto dy pozicione jo domosdoshmërisht mund të zgjojnë personin nga një gjumë i keq por është e sigurt që shkaktojnë një gjumë jo të freskët gjatë natës”.