Artistja shqiptare e cila tanimë njihet për projektet e saj edhe në botë, Era Istrefi, dje (e shtunë) festoi ditëlindjen e 26-të.
Krahas urimeve të shumta që pranoi, këngëtarja kishte shijuar një mbrëmje të mirë me miqtë dhe të afërmit e saj.
Për këtë ditëlindje, Era ka zgjedhur një veshje të ngushtë lëkure të kuqe dhe flokë të gjata të bardha.
Stili unik i flokëve dhe grimi i përshtatur me dukjen e bëri të shfaqej edhe më atraktive.
Përkundër kësaj, Istrefi nuk e ka ndalur punën për projekte të reja muzikore dhe ai i fundit mbetet “No Maybes” në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash.