Ylli 51-vjeçar i ‘Friends’ është afruar më shumë me legjendën e Hollivudit gjatë 12 muajve të fundit, por pretendohet se mosangazhimi i tij për një lidhje ka filluar të bëhet bezdisëse.
Brad, 56 vjeç, la Jennifer në 2005-ën kur u lidh me Angelina Jolie-n gjatë xhirimeve të ‘Mr. and Mrs. Smith’.
Që kur ai u nda nga Angelina në vitin 2016, miqësia me Jennifer-in është rindezur duke arritur kulmin në ‘Screen Actors Guild Awards’ në fillim të vitit, kur ata u shfaqën duke buzëqeshur me njëri-tjetrin në prapaskenë.
Por Brad duket se është afruar me aktoren Alia Shawkat. ‘Heatworld’ ka raportuar se kjo miqësi është duke u bërë si një virus për Jennifer, e cila kërkon disa sqarime se ku qëndron me ish- partnerin e saj, pra çfarë vendi zë tek ai.
Ylli i Morning Show me sa duket e ka paralajmëruar të ‘mbledhë mendjen ’dhe të ndalojë së qeni kaq i“pavendosur ”për qëllimet me Jennifer.
Raportohet se një ditë ai është shumë i afërt me Jennifer-in, ndërsa ditën tjetër vështirë se i flet. Ajo ka thënë se nuk do ta marrë në konsideratë një marrëdhënie me Brad “derisa të ndalojë së qeni kaq i dobët dhe i pavendosur”.
Një burim i tha faqes: “Kur dikush e pyet Brad se çfarë po ndodh mes tij dhe Alia-s, ai këmbëngul se janë thjesht miq, por ka disa thashetheme që ajo po qëndron në shtëpinë e tij. Ai vazhdon të flirtojë me Jennifer dhe thotë se do ta takojë sapo të përfundojë kriza.”